Ja cilat janë 19 makinat e shtrenjta që janë braktisur në rrugë

Besoj që kur shikoni makina të bukura që janë braktisur në anë të rrugës ju vjen keq apo jo? Epo, disa pronarë mund të largohen nga ato makina pa u ndjerë keq aspak.

Edhe pse automjetet që janë braktisur ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA, ne dëshironim që të ekplorojmë pjesën tjetër të botës për të parë se si shoferët i trajtojnë makinat e tyre. Eksplorimi ynë ma çoi në Indi ku gjetëm shoferët të cilët nuk kishin probleme me braktisjen e automjeteve të tyre, duke i lënë ato në ndonjë rrugicë apo shkurre.

19. Rollys Royce Ghost

Një pronar i një Rolls Royce Ghost nuk donte të merrej më me automjetin, kështu që mendoi se zgjidhja më e mirë ishte braktisja e automjetit. Ndoshta opsioni më i mirë do të ishte shitja e automjetit, duke marrë parasysh që ndërtimi i një Rolls-Royce merr gjashtë muaj për t’u ndërtuar.

18. Lamborghini Murcielago

Ndërkohë që shumica prej nesh po ëndërron për të zotëruar një automjet të mrekullueshëm siç është Murcielago, disa pronarë nuk e kanë problem që ta lënë makinën që të kalbet. Jo vetëm që pronari e braktisi Murcielagon, por shoferi gjithashtu la pas një Jaguar XK. Pronari i Murcielago ishte me fat që të zotëronte një makinë që kishte një motor V12 me 6.2 litra dhe që prodhonte 641 kuaj fuqi. Lamborghini ndërtoi pak më shumë se 4000 njësi të Murcielago para se të ndërpriste prodhimin në vitin 2010.

17. Rolls Royce Phantom

Duke patur parasysh që një Phantom kushton rreth 400 mijë dollarë, mendoj se pronarët e kësaj makine prestigjoze do të bënin gjithçka për t’u kujdesur për të. Por mesa duket pronari i saj ka vendosur ta braktisë atë, nën kofano ka një motor twin-turbocharged V12 me 6.75 litra dhe prodhon 453 kuaj fuqi.

16. Aston Martin Vantage

Epo, James Bond nuk do të ishte i lumtur shihte një nga makinat e tij të parkuara në një fushë. Gjatë zbulimit të automjetit për të shkrepur foton e automjetit të braktisur, njerëzit aty panë se makina humbi emblemën e Aston Martin dhe targa. Aston Martin filloi prodhimin e Vantage në vitin 2005 me një motor V8 por u ndryshua me një V12 nga viti 2009. Megjithëse modeli ishte i popullarizuar, Aston Martin e ndërpreu prodhimin e Vantage në vitin 2018.

15. Bentley Continental

Shumë të famshëm kanë zgjedhur një Bentley si automjetin e tyre luksoz. Makina është elegante dhe ofron hapësirë të mjaftueshme në kabinën e saj. Nën kofano ka një motor W12, 6 litërsh që prodhon 626 kuaj fuqi.

14. Rolls Royce Silver Shadow

Prodhuesi britanik prodhoi Silver Shadow nga viti 1965 deri në 1980. Gjatë kësaj periudhe, Rollys Royce prodhoi pak më shumë se 30,000 njësi. Duke marrë parasysh që automjeti është një makinë luksoze, kompania ka shitur shumë njësi.

13. Lamborghini Countach

Kërkesa për modelin Countach ishte e kufizuar, pasi Lamborghini prodhoi vetëm nën 2000 njësi. Megjithëse makina është më shumë se 40 vjeç, duket mahnitëse. Nëse pronari i kësaj Coutach që ndodhet në foto, nëse vendos ta nxjerrë në ankand me siguri do të fitojë shumë para.

12. Maserati Gran Turismo

Eh kush nuk dëshiron të ngasë një Maserati? Duket se një shofer në Indi nuk ka, pasi ai e braktisi automjetin. Sipas Daily Hunt, DRI i konfiskoi makinën që ndodhet në foto, për shkak se pronari kishte probleme me pagimin e doganave. Makina ka një motor V8 me 4.3 litra dhe prodhon 400 kuaj fuqi.

11. Porsche 911 Carrera 2

Po të gërmoni në historinë e Porsche për të gjetur një nga modelet më të mira që ajo ka ndërtuar me siguri hulumtimi do t’ju çojë tek modeli 911 Carrera 2. Përveç pamjes së jashtme elegante, kabina siguron rehati ndërsa motori nxjerr një performancë të mirë.

10. Rolls Royce Silver Spur

Silver Spur është një nga modelet më të mira që prodhoi Rolls Royce. Një nga pronarët  nuk mendonte se makina ishte e mrekullueshme kështu që e parkoi makinën në një qoshe dhe e la që ta mbulonte pluhuri me vite të tëra.

9. Range Rover

Range Rover SUV ka një hapësirë të mjaftueshme në kabinë, siguron një performancë të mirë dhe ka një dizajn unik. Pronari i këtij Range Roveri nuk ishte i ‘prirur’ për këtë makinë dhe nuk u shqetësua më për të e la të kalbet. Duket se disa njerëz kanë aq shumë lekë sa ata mund të përballojnë të lënë makina të tilla si Range Rover në anë të rrugës.

8. BMW M760

Pas suksesit të serive 5, BMW donte të krijonte një makinë më të madhe që të ofronte më shumë luks dhe performancë. M760 ishte modeli kryesor i serisë 7. Shoferët që jane fat për të zotëruar makinën do të kenë një motor twin-turbocharged V12, 6.6 litërsh që prodhon 602 kuaj fuqi.

7. Audi A8

Duket se dia vende në Indi janë caktuar për braktisjen e makinave. Përveç një Mercedes-Benz të vjetër në këtë vend, ndodhet edhe një Audi A8 i rrënuar për shkak të mungesës së kujdesit. Prodhuesit gjermanë si BMW, Mercedes dhe Volkswagen kanë fituar reputacionin për prodhimin e automjeteve të besueshme që ofrojnë rehati. 

6. Ford Mustang

Kush do ta kishte menduar se do të zbulohej një Ford Mustang klasik në anën tjetër të botës? Prodhuesi amerikan ka impresionuar tregun me një nga makinat më të mira. Jo vetëm që një pronar në Indi bleu një Mustang por ai ose ajo zgjodhi një klasik. 

5. Jaguar XF

Prodhuesi britanik ka prodhuar automjete të shumta që mund të konkurojnë me modelet më të mira në treg por ajo nuk ka arritur të fitojë zemrën e shumicës së tregut. Një nga Jaguarët e braktisur në Indi ishte një XF.

4. Mercedes-Benz S-Class

Shoferët që nuk duan të shpenzojnë para në një Maybach ose një Rolls-Royce për të marrë luksin mund të zgjedhin një Mercedes S-Class. Një pronar në Indi nuk ishte i impresionuar nga luksi që makina ofronte dhe vendosi ta braktiste. Shumica e pronarëve të S-Class janë të kënaqur me automjetet e tyre, pasi makina siguron një udhëtim të rehatshëm dhe shumë performancë.

3. Nissan GT-R R34

Nissan filloi prodhimin e GT-R në vitin 1969, por e ndërpreu prodhimin në vitin 1973 dhe vendosi të ringjallë modelin në vitin 1989 dhe vazhdoi prodhimin deri në vitin 2002. Megjithëse GT-R përjetoi një pauzë 16-vjeçare, kur prodhuesi ringjalli modelin, ai fitoi kampionatin e Serive A të JTCC Group për katër vite me radhë. 

2. Hummer H2

Automjetet e prodhuara në SHBA janë në të gjithë botën. Reperët nëpër videoklipet e tyre kishin Hummer, duke nxitur edhe të famshëm të tjerë për të blerë makinën. Shoferët e Hummerit shpenzuan shuma të mëdha nëpër karburante dhe në dyqanin e riparimit. 

1. Toyota Land Cruiser

Prodhuesi arriti të depërtojë në tregun amerikan dhe të provojë se shet makina të besueshme. Shumica e pronarëve të Toyota-s vlerësojnë makinat për efikasitetin dhe besueshmërinë e madhe të karburantit. Kjo është arsyeja se pse Toyota është një nga markat më të mira të shitjeve në mbarë botën. Makina ka qenë në prodhim për më shumë se gjashtëdhjetë vjet. Land Cruiser është një nga modelet më të njohura të Toyota dhe siguron çdo gjë që një shofer mund të kërkojë nga një automjet, veçanërisht një SUV.