Hyundai Sonata 2020 vjen me një dizajn të mrekullueshëm (Foto)

Hyundai mund të mos ketë marrë pjesë në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë këtë vit, por kjo nuk i ka ndalur prodhuesit koreanë që të zbulojnë një model të ri. 

Është një kupe me katër dyer ka një dizajn të mrekullueshëm, stili i saj na kthen prapa në kohë tek modeli i gjeneratës së gjashtë në 2009. Sonata e vitit 2020 është e ngjashme me konceptin mahnitës Le Fil Rouge që debutoi në 2018 tek panairi i Gjenevës dhe është modeli i parë i prodhimit që mëshiron konceptin e dizajnit Sensuous Sportiness të Hyndait, kulm të pjerrët, kapak të ulët etj.

Me një lartësi të ulët 1.1 inç, Sonata Hyundai 2020 duket shumë më sportive se paraardhësi i saj.  Ende nuk janë zbuluar detaje të fuqisë por do të zbulojmë më shumë kur makina të debutojë në panairin e makinave që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Nju Jork. Shitjet e Sonata 2020 do të fillojnë nga fundi i këtij viti në mbarën botën.


This post is also available in: English