Honda CB600F Hornet! Një motorr që duhet ta keni

Kur vjen puna tek motorrët më të mirë pë të udhëtuar në qytet Honda CB600F është më i miri. Honda CB600F doli në treg për herë të parë në vitn 1998 dhe më pas u përmirësua në vitin 2007. Ai ende mbetet një nga motorrët më të preferuar si nga të rinjtë ashtu edhe nga pilotët me eksperiencë. Ky motorr është ideal për të udhëtuar në qytet si edhe për të bërë xhiron e çdo fundjave.

Modelit të fundit iu ul pak fuqia e motorrit në mënyrë që të ishte më praktik dhe i manovrueshëm. Edhe pse ka një çmim jo shumë të lartë kjo nuk do të thotë që Honda ka ulur cilësinë e motorrave Hornet. Motorri ka pësuar një sërë përmirësimesh që e bëjnë atë shumë të ndryshëm nga rivalët e tij. Çmimi i këtij motorri është 3995 paund.

This post is also available in: English