Gomat sportive Michelin Road 5 janë të shkëlqyera

Për dike që e përdor motorrin për udhëtime të gjata por edhe për të shkuar në punë ose për shëtitje të shkurtra gomat duhet t’i ketë të përshtatshme për të dyja. Për këtë ka menduar Michelin me setin e gomave Road 5 të cilat janë goma sportive por edhe për të bërë udhëtime të gjata. Michelin i testoi këto goma në shi por edhe në mot të thatë.

Pas 3000 milje rrugë në mot me shi përfundimi ishte se këto goma ishin akoma në gjendje të mirë dhe shumë të mira në marrjen e kthesave por edhe në frenim. Por nëse ecni me shpejtësi të madhe konsumi i gomave do të jetë më i madh kështu që kontrollojini herë pas here. Megjithatë këto goma kanë një jetëgjatësi më të madhe se shumica e gomave që janë në treg.

Tagged as: