Ford Bronco i ri do të ketë peshë shumë më të lehtë, se makinat tjera për të gjitha terrenet

Rikthehet në prodhim pas më se 20 vitesh, me ndryshime që do ta bëjnë shumë praktik në përdorim

Javën e kaluar, Ford bëri të ditur se gjatë vitit që vjen, do të arrijë Bronco i ri, ndërsa nuk bëri të ditura detajet.

Kjo është hera e parë, që ky model do të del sërish nga prodhimi, pasi që nuk ka pasur ndonjë më të ri, që nga viti 1996. Tani është bërë i ditur një detaj shumë i rëndësishëm, i kësaj makine me forma katrore.

Në një forum të Ford, është bërë e ditur, se kjo makinë do të shfrytëzojë alumin që është përdorur në Ford F-150, Ford Expedition dhe Lincoln Navigator.

Shfrytëzimi i pjesëve nga alumini, do t’ia largojë përgjithmonë modelit Bronco, problemet që kishte me ndryshkun deri më tani.

Bazuar në aplikimin për patentë, shihet se panelet anësore dhe të tavanit, e bëjnë të ketë peshë shumë më të lehtë, se makinat tjera për të gjitha terrenet, duke i mundësuar të lëvizë me më shumë lehtësi.

Megjithëse nuk dihet se si do të ndërtohet e gjithë struktura e Ford Bronco nga alumini, pritet të ketë shumë elemente përbërëse nga ky material.