“Flying V Plane” është avioni i së ardhmes

Planet për ndërtimin e një avioni në formën e “V” kanë marrë shtysë të re pasi linja kombëtare holandeze KLM njoftoi se do të ndihmojë në financimin e tij.

Me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së udhëtimit ajror, “Flying V” sjell një risi të madhe.

Dizajni i tij futurist parashikon që vendet e pasagjerëve së bashku me rezervuarin e karburantit apo ngarkesat t’i ketë në krahë.

Avioni do të mbajë rreth 314 udhëtarë tek krahët, hapësirë që tani qëndron bosh, dhe pritet të konsumojë 20% më pak karburant.

Tagged as: