Fillon prodhimi i 2020 BMW Serie 7 Facelift, nuk ka më motor V12.

Gati një muaj pas prezantimit të gjeneratës së re të BMW Serie 7, kompania është gati për të filluar prodhimin e makinës në punishten në Dingolfing, Gjermani.

Sedani luksoz është prodhuar në Gjermani që në vitin 1977. Deri tani gati 2 milion makina të kësaj serie janë prodhuar dhe shitur.

Shumica e prodhimit është për eksporte, ku gati 90% e makinave të prodhuara tregtohen jashtë Gjermanisë.

Deri tani, Kina është tregu më i madh, me 44% të makinave të rezervuara për këtë treg.

Një tjetër fakt interesant që marka bavareze zbulon në prag të prodhimit të Serie 7, ka të bëjë me popullaritetin e versionit me aksin e gjatë.

Sipas BMW, 80% e klientëve shpenzojnë më shumë për të pasur versionin e shtrirë, që rrit distancën mes akseve me 14 centimetër.Zbulimi i facelift-it vjen katër vite pas gjeneratës aktuale të BMW Serie 7. Sipas thashethemeve, Serie 7 nuk do të vijë me motor V12, prandaj nuk do të ketë më version M760Li. Madje i njëjti burim thotë që edhe versioni V8 do të hiqet nga prodhimi.

Nuk do të ketë version M7 siç kanë shpresuar disa. Megjithatë Alpina ka përditësuar B7 të njohur gjithashtu si sedani më i shpejtë në botë. Ky version arrin shpejtësinë 330 km/h, dhe ka 707 kuaj fuqi.

Përveç versioneve të zakonshme të Serie 7, BMW prezanton një version plug-in hibrid me gjashtë cilindra që merr emrin 745e dhe 745Le për derivatin me bazë të gjatë.

Në fakt është makina e parë hibride e markës me një motor me gjashtë cilindra. Ky version ofron një output të kombinuar prej 394 kuaj fuqi.  

Bateria elektrike është gjenerata e katërt dhe ofron një rang prej 58 km vetëm me karikim elektrik.