Fiat prezanton konceptin Fastback SUV në Sao Paolo ‘International Motor Show’

Fiat sapo ka zbuluar konceptin e tij Fastback SUV në Brazil tek ‘International Motor Show’.  

Me anë të kësaj makine që është ende si koncept, prodhuesi italian po tenton të rivalizojë me BMW X6, Mercedes GLC dhe Jeep Renegade. Fiat ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth platformës së modelit apo fuqisë së saj.

Koncepti i zbuluar në Sao Paolo për momentin është ende një projekt studimi, akoma nuk dihet nëse do të hyjë në fazen e prodhimit. Megjithatë kreu i FCA, Antonio Filosa ka premtuar për një investim të madh prej 1.2 miliardë dollarësh për të ripërtërirë gamën e produkteve të kompanisë në rajon. Ky proces i rinovimit përfshinte edhe një SUV të ngjashëm me Fastback që u paraqit këtë javë.

Nëse koncepti hyn në prodhim, nuk do të jetë përpara vitit 2020 ose 2021 por mund të themi se do të shitet në Brazil por përsa u përket tregjeve të tjera duhet të presim dhe të shohim.

Eshtë e qartë se Fiat ka shumë nevojë për disa suksese për të fituar dashurinë e konsumatorëve. Një qasje e re në aspektin e dizajnit me siguri do ta ndihmojë por kompania gjithashtu do të duhet të trajtojë edhe një problem tjetër të rëndësishëm që ajo vazhdon të luftojë me të, e cila është rekordi i saj i ‘tmerrshëm’ për besueshmërinë.

This post is also available in: English