Ferrari nuk do të prodhojë më motorë për Maseratin

Prodhuesi nga Maranello në 2-3 vitet e ardhshme do të pezullojë prodhimin e motorëve për modelet e Maseratit.

Dy prodhues të njohur italianë të automjeteve sportive u bashkuan me krahun e FCA (Fiat Chrysler Automobiles) deri në 2015, kur Ferrari, me grupin e menaxhimit të vendimeve, u nda në një kompani të veçantë, me qëllim që aksionet e tij të shfaqen në bursën.

Ndërkohë, Ferrari vazhdoi të prodhojë motorë V6 dhe V8 për Maseratin, Ghiblin, Quattroporte, Levante, GranTurismo dhe GranCabrio – praktikisht për të gjithë gamën e kësaj marke.

Prodhimi i motorëve vazhdoi në bazë të një kontrate të vlefshme ndërmjet dy kompanive. Megjithatë, siç thonë në Ferrari, Maserati njoftoi se pas skadimit të kësaj kontrate nuk ka ndërmend të ripërtërijë atë.

Ferrari thotë se dërgesat e motorëve për Maseratin do të përfundojnë në vitin 2021 ose 2022 dhe e quan këtë një lajm pozitiv pasi do të jetë në gjendje të drejtojë punën në veturat e veta elektrike.

Drejtuesit e prodhuesit nga Maranello thonë se pas skadimit të kontratës me Maseratin nuk planifikojnë të prodhojnë motorë për kompani të tjera të veturave, por vetëm për nevojat e veta.

Maserati përdorë motorët e Ferrarit në modelet e veta që nga viti 2002. Aktualisht janë motorët 3.0-liter V6 Turbo, 3.8-litër V8 dhe 4.7-litër V8 atmosferik.

Për momentin nuk dihet se si do të kompensojë Maserati mungesën e motorëve të Ferrarit në modelet e veta.