Feadship përfundon së ndërtuari superjahtin Najiba

Feadship e ka nisur “me këmbë të mbarë” vitin e ri duke nxjerrë për herë të parë në det superjahtin Najiba. Superjahti prej 58 metrash i njohur me emrin “Najiba”, fjalë që në gjuhën arabe  do të thotë fisnik u dizenjua nga kompnia Vitruvius Yacht. Jahti ka një dizajn shumë modern dhe është i pajisur me të gjitha sistemet më të fundit teknoogjike. 

Ceremonia e lëshimit në det u mbajt në datën 3 janar dhe në të merrnin pjesë Peter Wilson një nga drejtuesit e kompanisë së pronarit, Guillaume Rolland i studios dizenjuese Christian Liaigre e cila u mor me pamjen e brendshme të jahtit dhe stafi i Feadship. Wilson mbajti dhe një deklaratë në emër të pronarit ku vlerësonte kompaninë Feadship për punën e mrekullueshme që ata kanë bërë me këtë jaht. Superjahti Najiba ka një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh.

This post is also available in: English

Tagged as: