Uncategorized

Feadship përfundon modifikimet në superjahtin Utopia

Superjahti Utopia është nisur për udhëtimin e saj përgjatë Mesdheut pasi Feadship i mbaroi modifikimet dhe riparimet e jahtit 10 ditë përpara datës së parashikuar. Jahtit ju bënë disa ndryshime në pamjen e brendshme dhe të jashtme si dhe iu modifikuan motorrën duke shtuar gjatësinë e udhëtimit të jahtit. Jahti u ndërtua në vitin 2004 dhe janë bërë edhe përmirësime dhe modifikime të tjera nga Feadship në vitet 2009 dhe 2013.

Pamja e brendshme e jahtit është dizenjuar nga studioja britanike RWD, ndërsa ajo e jashtme nga De Voogt Naval Architects. Jahti mund të mbajë deri në 12 persona në 6 dhoma si dhe 17 pjesëtarë ekuipazhi. Jahti gjithashtu ka një pishinë, xhakuzi, si dhe një rrëshkitëse me ujëse me ujë dhe trampolinë. Shpejtësia maksimale e jahtit është 16 nyje ndërsa ajo normale 12 nyje. Jahti mudntë përshkojë një gjatësi prej 5000 miljesh detare.

Tagged as: