E pabesueshme! Izraeli nga viti 2030 do ndalojë makinat me naftë dhe benzinë

Në Izrael Ministria e Energjisë ka bërë të ditur planin e saj për heqjen e automjeteve të benzinës dhe naftës. Qëllimi kryesor i saj është që të gjitha makinat dhe kamionët të kalojnë në sisteme alternative të shtytjes, prandaj qeveria e këtij vendi do të inkurajojë blerjen e automjeteve të furnizuara me gaz natyror dhe energji elektrike.

Ministri i Energjisë, Juval Stajnic tha: “Nga viti 2030 ne do ndalojmë importimin e makinave me naftë e benzinë në Izrael. Tashmë qeveria jonë po financon ndërtimin e stacioneve të reja të karikimit të makinave elektrike, do të ketë më shumë se 2000 vende karikimi në të gjithë vendin.” Gjithashtu shtoi se autoritetet izraelite e kanë zvogëluar taksën për makinat elektrike me pothuajse 0%, në këtë mënyrë makinat elekrike do të jenë të përballueshme për konsumatorët.

Reduktimi i varësisë së ekonomisë në lëndët djegese fosile është jashtëzakonisht e rëndësishme për Izraelin, pasi vendi nuk ka rezeverva të konsiderueshme të naftës. Shumë vende fqinje nga Lindja e Mesme janë të pasura me naftë por për arsye politike ata nuk pranojnë t’ja shesin Izraelit.

Por Izraeli ka rezerva të konsiderueshme të gazit natyror, të cilat janë zbuluar këto kohët e fundit në bregdetin e Mesdheut. Kjo është edhe një nga arsyet se pse qeveria e vendit po nxit konsumin e gazit, i cili ndot më pak mjedisin në krahasim me benzinën ose naftën.

This post is also available in: English