E pabesueshme! Ky është superjahti prej 90 metrash i Oceanco

Kantieri holandez Oceanco ka përfunduar ndërtimin e superjahtit prej 90 metrash të quajtur DreAMboat. Dizajni i këtij superjahti është bërë nga bashkëpunimi i dy studiove shumë të famshme dizenjuese, Espen Oeino International dhe Terence Disdale Design. Jahti është duke u përgatitur për të kryer provat testuese në det të hapur dhe pritet që në verë t’i dorëzohet pronarit. Nga pamja e jashtme vihet re që jahti ka shumë dritare të mëdha në mënyrë që drita e diellit të hyjë në të gjithë pjesën e brendshme të jahtit.

Gjithashtu një karakteristikë tjetër është edhe pishina e madhe dhe 2 xhakuzi ku njëra ndodhet pranë pishinës dhe tjetra ndodhet në katin ku është dhoma personale e pronarit. Ky superjaht mund të akomodojë deri në 23 persona të ftuar nga pronari dhe një personel prej 33 personash.

This post is also available in: English

Tagged as: