E pabesueshme! Kjo do të jetë fuqia e makinës së re Aston Martin Valkyrie

Aston Martin Valkyrie do të jetë një nga makinat më të shpejta në botë. Kompania britanike është duke bashkëpunuar  me ekipin e Formula 1 Red Bull Racing dhe kompaninë Rimac për ndërtimin e një supermakine. Kompania britanike ka prezantuar motorrin e makinës së re dhe fuqia e tij është e pabesueshme. Motorri Cosworth V12 6.5-litërsh do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 1000 kuajfuqi, një fuqi motorrike e cila është e jashtëzakonshme për një makinë e cila  nuk do të përdoret vetëm në pistat e garave.

Mirëpo kjo nuk është fuqia maksimale sepse siç e dime kjo makinë do të jetë një makinë hibride. Kompania Rimac është përgjegjëse për ndërtimin e motorrit elektrik i cili do t’i shtojë edhe 160 kujafuqi të tjera motorrit Cosworth V12. Kjo do të thotë që fuqia maksimale e Aston Martin Valkyrie do të jetë 1160 kuajfuqi.

This post is also available in: English