E pabesueshme! Infiniti po planifikon të dalë nga tregu evropian në fillim të 2020-ës

Muajin e kaluar, një raport deklaroi se Infiniti po planifikon të dale nga tregu evropian për shkak të shitjeve të dobëta. Në atë kohë, një zëdhënës i kompanisë tha se në raport nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se Evropa mbetet një rajon i rëndësishëm për Infiniti-n.

Megjithatë, këto thashetheme dolën të vërteta, pasi Infiniti ka njoftuar zyrtarisht një plan ristrukturimi që përfshin edhe tërheqjen nga Evropa Perëndimore në fillim të vitit 2020. Si pjesë e këtij plani, Infiniti do të fokusohet në tregjet më të mëdha, në Amerikën e Veriut dhe Kinë. Do të vazhdojë operacionet e tij më të vogla në Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azi, ku shitjet vazhdojnë të rriten.

Infiniti gjithashtu do të anullojë prodhimin e crossover-ve Q30 dhe QX30 në fabrikën e saj të prodhimit në Sunderland, Angli. Prodhimi i këtyre modeleve do të përfundojë në mes të 2019-ës.

Kompania prodhuese gjithashtu ka premtuar që do të gjejë ndonjë mundësi alternative për çdo punonjës që do të preket nga tërheqja e saj nga Evropa Perëndimore. Sapo procesi të përfundojë , Infiniti do të mbyllë të gjitha marrëveshjet e saj të franshizës në rajon.

Deri në vitin 2021 të gjitha makinat e Infinit-it do të elektrizohen dhe të gjitha ofertat e naftës së automjetit do të ndërpriten. Kompania do të përqendrohet më shumë në linjën e saj SUV në Amerikën e Veriut, do të sjellë pesë makina të reja në Kinë gjatë pesë viteve të ardhshme dhe do të punojë për të përmirësuar cilësinë e shitjeve.

This post is also available in: English