E pabesueshme! Gabimi i makinerive çon rreth 300 automjete luksoze për hekur

Rreth 300 makina SUV Subaru që janë prodhuar në korrik të 2018 do të shkatërrohen dhe do të shiten për hekur. Shkaku ka qënë gabimi që kanë bërë makineritë gjatë saldimit të shtyllës së automjeteve e cila është shumë e rëndësishme në mbajtjen e strukturës.

Eshtë njoftuar nga NHTSA se në rastin e aksidenteve për shkak të këtij gabimi mund të rrezikohet struktura e automjetit e cila mund të çojë në dëmtim të udhëtarëve. 

Problemi është zbuluar në rreth 300 makinat që u prodhuan gjatë mesit të muajit korrik. Kompania ka njoftuar se nuk mund të rregullonin gabimin e makinerive dhe për këtë arsye ka vendosur që t’i shkaterrojë.

Këtë vit edhe prodhuesit e tjerë të automobilave si Tesla e Ford janë detyruar të bëjnë lajmërime për kthimin e makinave në fabrikë për shkak të gabimeve të makinerive.

Duke marrë mësim nga kjo që i ndodhi kompanisë Subaru, të gjithë prodhuesit e makinave duhet të sigurohen që praktikat e zhvillimit të jenë sa më strikte.

Edhe CEO i Teslës, Elon Musk ka pranuar se të kesh makineri që të bëjnë punën nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Në një invervistë që ka dhënë më parë ka thënë se ndonjëherë makineritë e ngadalësojnë prodhimin në vend që ta bëjnë atë më të shpejtë. 

This post is also available in: English