E pabesueshme! Dodge shndërron modelin Challenger SRT Hellcat Redeye në slitë për babagjyshin

Ndërkohë që prodhuesit e tjerë të makinave ishin të zënë me zbulimin e modeleve të tyre te reja në Los Anxhelos ‘Auto Show’, Dodge nuk ka patur asnjë model të ri për të shfaqur në këtë panair. 

Por Dodge ndërkohë ka qënë duke u marrë me modifikimin e një prej makinave të saj. Besoj që të gjithe keni vënë re se kanë nisur reklamat e fundvitit dhe në një prej këtyre reklamave është shfaqur një makinë Dodge Challenger SRT Hellcat Redeye i cili ishte shndërruar në slitën e plakut të vitit të ri.

Fillimisht mendohej që makina që shihet në reklamë ishte thjesht i bërë me kompjuter por kompania me të vërtetë e ka modifikuar modelin Dodge Challenger SRT Hellcat Redeye.

Makina ka një motor V7, 6.2 litra dhe prodhon 707 kuaj fuqi. Për dallim prej drerëve që e tërheqin karrocën ngadalë, ky Dodge i plakut të vitit të ri, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për 3.4 sekonda, ndërsa lëviz me shpejtësi maksimale prej 320 kilometrave në orë.

This post is also available in: English