E pabesueshme! Del në shitje vetëm për 1 milion dollarë, Mercedes-Benz SLR 722 S

Mercedes-Benz dhe McLaren bashkëpunuan për ndërtimin e SLR në fillim të viteve 2000 dhe në vitin 2006 zbuluan edicionin më të fuqishëm të quajtur ‘722’, i cili është i disponueshëm edhe si Coupe dhe Roadster.

Megjithëse i kishte 617 kuaj fuqi nën kofano, Mercedes mendoi se i duhen edhe më shumë, prandaj në ‘722 Edition’ që u prodhua në vitin 2006 iu shtuan edhe 33 kuaj fuqi. I vendosën frena edhe më të fuqishme ndërsa pjesa e brendshme mori pamje si makinat e garave.

Në vitin 2009 prodhimi i SLR ndaloi por McLaren akoma nuk kishte mbaruar me automjetin dhe në vitin 2011 lançoi edicion ekskluziv SLR McLaren. Prodhimi ishte i kufizuar në vetëm 25 njësi, 6 prej të cilave ishin Roadsters.

Tashmë njëra prej këtyre 25 njësive dhe që është e vetmja e dërguar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në shitje për vetëm 1 milionë dollarë.

This post is also available in: English