E mrekullueshme! Volkswagen prezanton Arteon-in më të fuqishëm që ka ndërtuar ndonjëherë

Volkswagen ende nuk i ka dhënë makinës Arteon motorin V6 që meriton por selia e tyre që ndodhet në Australi i ka vënë një motor sportiv. Kjo është bërë si pjesë e shfaqjes së makinave ‘World Time Attack Challenge” e cila çdo vit organizohet në Australi.

Ata i kanë vënë motorin 2.0 litërsh TSI, bazuar në modelet R-Line. Motori në modelet standarte prodhon 276 kuaj fuqi por me përditësimin e tyre ky motor tani prodhon 483 kuaj fuqi.

Ky arteon unik i testuar në pistën Luddenham në Sydney, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3.9 sekonda ndërsa modeli standard e kryen për 5.6 sekonda.

 

This post is also available in: English