E mahnitshme! Ky është superprojekti i Oceanco i cili njihet me emrin Esquel

Kantieri holandez Oceanco ka prezantuar projektin e ndërtimit të superjahtit prej 105 metrash i cili do të quhet Esquel. Projekti i këtij jahti ekplorues luksoz u prezantua gjatë Dubai Yacht Show. Pamja e jashtme është dizenjuar nga Timur Bozca ndërsa dizajni i arkitekturës së jahti është bërë nga Lateral Naval Architects. Disa nga karakteristikat kryesore të këtij jahti janë palestera, spa, dhoma për të bërë yoga si dhe një xhakuzi.

Në pjesën e jashtme do të gjejmë një pishinë të madhe, një vend për uljen dhe parkimin e helikopterit si edhe një garazh të madh nga ku mund të futen disa motorrë uji si edhe ndonjë nëndetëse e vogël. Ky superjaht do të ketë një shpejtësi maksimale prej 16.5 nyjesh, ndërsa me një shpejtësi prej 13 nyjesh  ky jaht mund të përshkojë pa ndaluar një distancë prej 7000 miljesh detare.

This post is also available in: English

Tagged as: