E mahnitshme! Ky është superjahti luksoz i Lurssen

Lurssen ka publikuar disa foto të superjahti prej 136 metrash të njohur me emrin Flying Fox. Jahti është fotografuar në det të hapur gjatë udhëtimit për në portin e Stavanger në Norvegji. Ky jaht është një nga 20 jahtet më të mëdhenj në botë. Pamja e jashtme e këtij jahti gjigand u dizenjua nga studio dizenjuese Espen Oino ndërsa ajo e brendshme u dizenjua nga Mark Berryman.

Një karakteristikë e këtij superjahti janë dy vendet për uljen dhe parkimin e helikopterëve si edhe një garazh i madh ku mund të vendosen disa motorrë uji dhe varka të vogla. Një tjetër karakteristikë është edhe pishina gjigande e cila ndodhet në katin e mesëm në kuvertë. Gjithashtu Lurssen ka edhe 2 superjahte të tjerë afër përfundimit të ndërtimit. Bëhet fjalë për jahtin prej 111 metrash Project Tis dhe jahtin prej 95 metrash Project Fiji të cilët janë planifikuar të përfundojnë së ndërtuari brenda këtij viti.

This post is also available in: English

Tagged as: