E mahnitshme! Ky është superjahti i Feadship, “Najiba”

Superjahti prej 58 metrash i quajtur Najiba është fotografuar gjatë daljes nga kantieri për të kryer testimet në det të hapur. Jahti i dizenjuar nga Vitruvius Yacht u prezantua në datën 3 janar në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësuesit e pronarit si edhe drejtuesit e Feadship. Dizajni i këtij superjahti u bë nga Vitruvius Yacht në bashkëpunim me Philippe Briand dhe studion dizenjuese De Voogt.

Superjahti i cili ka 3 kate ka një shpejtësi maksimale prej 12 nyjesh. Sipas njërit prej dizenjuesve, Philippe Briand jahti është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë i rehatshëm dhe relaksues gjatë kohës që është në det po ashtu edhe gjatë kohës që është i ankoruar në port. Gjatë fjalimit të mbajtur nga Peter Wilson i cili ishte përfaqësuesi i pronarit ai tha se pronari dhe familja e tij kishin mbetur të mahnitur nga jahti edhe pse Feadship është një emër i njohur në botën e jahteve për cilësinë e jahteve të saj.

This post is also available in: English

Tagged as: