E dimë që janë më të forta se makinat e tjera por ja çfare nuk dimë për makinat e blinduara

Shumë drejtorë kompanish, politikanë shqiptarë dhe të huaj, personalitete të rëndësishme dhe kushdo që ka frikë për jetën e tij zgjedhin të përdorin një mjet të blinduar. Kur përdorim termin mjet të blinduar shumë mund të mendojnë që vetura është e ngjashme me një tank por kjo nuk është e vërtetë. Vetura e blinduar është një mjet që ndonëse duhet të mbrojë pasagjerët duhet të ketë pamjen e një makine normale.

Por si mund ta përcaktojmë në qoftë se një makinë e blinduar është e sigurt?
Gjithmonë informacionin e parë e jep niveli i sigurise që është i certifikuar, më vonë me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të plumbave.

Pothuajse të gjithë mendojnë se pika më e dobët e një makine të blinduar janë xhamat por me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë bërë shumë transparent por njëkohësisht kanë të njëjtën rezistencë si pjesët e tjera prej çeliku.

Nuk është e mundur të çash edhe gomat në një rast atentati sepse janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Edhe në nivelet më të larta të sigurise, makinat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me bombë deri në gjashtë kilogram tritol.

 

Tagged as: