Disa këshilla të vlefshme përpara se të merrni një makinë me qera

I keni bërë të gjitha gati dhe po e pysni veten, se ku mund të gjeni makina me qera?
Cilat janë makinat me ekonomike apo më të përshtatshme?
Tani këtu do përmëndim disa vetura me qera që i përmbushin të gjitha kerkesat e juaja për gjatë kohesa sa e përdorni.

Makinat me madhesi të mesme, janë makina kompakte të cilat i përmbushin kerkesat juaja. Kryesisht këto makina preferohen për një familje jo më të madhe se pesë anëtareshe. Ford Fusion apo Nissan Altima janë dy makina me ekonomike që do i përmbushnin kerkesat e juaja. Të tjera rekomandime për makina me ekonomike janë edhe makinat si Honda Insights, Toyota Prius, Honda Civic. 

Përpara se të merrni makina me qera është me rendësi që makines ti bëni një shikim rreth e rrotull. Para se të vendosni që ta merrni shikojeni në detaje pjesën e jashtme të makines. Madje preferohet që makinen ta fotografoni dhe të mbani si deshmi. Për arsye se ka mundësi që për ndonjë demtim të jashtëm, edhe nese nuk e keni bërë ju fare, të ju detyrojnë të paguani për demtimin e tij. Një detaj tjeter mos harroni asnjë here të pyesni rreth karburantit të makines. Keni kujdes se ku e parkoni makinen. Gjeni një vend sa më të sigurt. Nese preferoni makina me qera më ekonomike të merrni atëhere pyetni nese kanë ndonjë të tillë. 

Një gjë tjetër që ju duhet ta keni parasyshë, kur merrni makina me qera.
Mos merrni një makinë me qera në Aeroport. Ky rekomandim është i sakt, për arsye se çmimet e makinave me qera në Aeroport janë të mëdha. Kjo ndodh për arsye se shumë njerez nuk kanë zgjidhje tjeter veç se të marrin makina me qera në një shtet që sapo kanë hyrë. Kështuqë preferohet që të telefononi ndonjë agjensi me makina me qera dhe ata do ju sigurojnë makinat me qera. Dhe këshilla e fundi mirpo jo më e pavlefshme, vendosni rripin, mos pini kur i jepni makinës dhe bëjëni çdo udhëtim sa më të sigurtë.