Del në shitje Ferrari jashtëzakonisht i rrallë, Dino 246GT

Ky Ferrari Dino 246GT coupe i prodhuar në 1971 me 23 shkurt do të jetë në ankandin Silverstone në Britaninë e Madhe.

Është një makinë shumë e rrallë, pasi një nga vetëm 235 kopje është bërë me timon në anën e djathtë. Nëse kjo nuk e ka bërë tashmë atë jashtëzakonisht të rrallë, është gjithashtu një nga vetëm dy ose tre shembuj që ka përfunduar në një ngjyrë blu të mahnitshme ‘Azzurro Dino’.

Pjesa e brendshme është në ngjyrë të zezë, ka vetë një radio. Ky Ferrari Dino 246GT i është shitur konsumatorit të parë në dhjetor të vitit 1971 dhe që atëherë ka ndryshuar katër pronarë.

Ka përshkuar vetëm 83,341 kilometra, ajo gjithashtu mori një restaurim në vitin 1991 që përfshinte një rindërtim të plotë të motorëve dhe rifreskimin e bojës. Vitin e kaluar, artimozatorët dhe frenat, siç ishin pjesë të tjera të vogla, u përmirësuan për një kosto prej gati 10,000 paund.

Pronari i ardhshëm i makinës do të marrë gjithashtu një certifikatë të autenticitetit të lëshuar më 25 korrik 2016.