Bugatti po planifikon të shtojë një model të dytë. A do të jetë një SUV?

Bugatti ka qënë gjithmonë i fokusuar në strategjinë e një produkti dhe i kanë mohuar thashethemet e një modeli të dytë deri tani. Ndërsa shefi ekzekutiv i Bugatti-t, Stephan Winkelmann konfirmoi se ata po planifikojnë të prezantojnë një model të dytë, por kompania po pret aprovimin nga kompania mëmë Volkswagen.

Vendimi nuk është marrë akoma pasi Volkswagen po investon shumë para në teknologjinë autonome dhe tek automjetet elekrike. Ai gjithashtu beson se marka është gati të bëjë me shumë se një model tani. Modeli i ardhshëm mund të jetë një sedan ose një SUV, pasi mundësia për të marrë miratimin do të jetë më e madhe për këtë të fundit pasi ka patur kërkesa për makina SUV ultra luksoze.

Më parë u dallua një makinë që po testohej dhe dukej si Bugatti sedan por që nga ajo kohë nuk e kemi parë më. Modeli i ardhshëm do ta bëjë markën tërheqëse për klientët e rinj. Nëse do të jetë një SUV atëherë me siguri do të bazohet në platformen e Audi Q7 pasi shumica e modeleve e përdorin atë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që Bugatti të zbulojë më shumë hollësi rreth modelit të dytë në të ardhmen e afërt.

This post is also available in: English