Bugatti Baby II quhet makina për fëmijët e pasur që kushton 30,000 euro

Për ditëlindjen e 110-të, Bugatti po kthehet në rrënjët që ka pasur dikur. Prodhuesi francez i makinave po gërmon Bugatti Type 35, makinën e famshme të garave të quajtur gjithashtu Bugatti Baby II, dhe po i jep asaj një stil modern.

Makina fuqizohet elektrikisht. Gjendjet e drejtimit janë të programuara për fëmijë dhe të rritur, dhe çmimi 30,000 euro.

Ky krijim i Bugatti dhe Junior Classics do të jetë i disponueshëm këtë muaj në Shfaqjen Ndërkombëtare të Makinave në Gjenevë.

Baby II është një makinë e ngjashme në trup dhe dizajn me makinën klasike të garave. Por Baby II do të jetë tre të katërtat e madhësisë së origjinalit.

Brenda makina sistemin e drejtimit me gomat e pasme aktive, motorin të fuqizuar nga bateria elektrike.

Makina ka dy gjendje drejtimit. “Gjendje për fëmijë” që ka shpejtësi maksimale 20 km/h, dhe “gjendje për të rritur” që arrin shpejtësinë 45 km/h.

Për entuziastët të cilët duan më tepër shpejtësi, ka një përditësim opsional të disponueshëm me emrin “Speed Key” (Çelësi i shpejtësisë).

Kjo i lejon drejtuesit e mjetit për të përdorur 10kW të fuqisë për të shtyrë automjetin në limite.Vetëm 500 Bugatti Baby II do të prodhohen, ndërsa prodhimi do të nisë në vjeshtë të këtij viti.