“Breshkës” së Nazistëve i vjen fundi, Volkswageni nuk do ta prodhojë më

Volkswagen ka ndaluar prodhimin e versionit të fundit të modelit të saj Beetle, i njohur ndryshe si ‘breshka’ këtë javë në fabrikën e tij në Puebla, Meksikë. Është fundi i rrugës për një automjet që ka simbolizuar shumë gjëra gjatë një historie që përfshin tetë dekada që nga viti 1938.

Ajo ka qënë pjesë e orëve më të errëta të Gjermanisë, si dhe pasluftës u shndërrua në një simbol të rilindjes ekonomike të saj dhe rritjes së prosperitetit të klasës së mesme. Ishte një emblemë e viteve 60-të në Shtetet e Bashkuara, kjo makinë mbetet një pikë referimi në dizajn ashtu siç njihet edhe shishja e Coca-Colas.

Ferdinand Porsche ishte inxhinieri austriak që krijoi një “makinë të popullit” – “Volkswagen” në gjermanisht, me urdhër të udhëheqësit të partisë naziste Adolf Hilter. Aspektet e makinës bartnin ngjashmëri me Tatarin T97, të bërë në Çekosllovaki në vitin 1937 dhe skicat nga inxhinierja hungareze Bela Barenyi botuar në 1934.

Prodhimi në masë i asaj që quhej KdF-Wagen u bazua në akronimin e organizatës së punës nën patronazhin e së cilës edhe shitej, por u anullua për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Rinisi prodhimin e makinave civile nën mbikëqyrjen e autoriteteve britanike të okupimit, fabrika Volkswagen u transferua në 1949 në qeverinë e Gjermanisë she shtetin e Saksonisë së Poshtme, e cila ende zotëron një pjesë të kompanisë. Deri në vitin 1955 Beetle i njëmiliontë kishte dalë zyrtarisht nga kompania.

Fama e saj u përforcua në vitin 1968 me filmin e Walt Disney “The Love Bug”, i cili paraqiste një Beetle antopomorf të quajtur Herbie.

Shtetet e Bashkuara u bënë një treg i jashtëm shumë i rëndësishëm për Volkswagen duke arritur kulmin me 563.522 makina në vitin 1968 ose 40% të prodhimit.

Volkswagen ripërtëriti dizajnin e makinës në vitin 1998 dhe 2012 por nuk arriti të fitonte suksesin e origjinalit. Kompania nuk ka prodhuar Beetles në Gjermani që nga vitet 1970. Fabrika në Meksikë do të merret me prodhimin e modeleve SUV.

“Është e pamundur të imagjinosh se ku do të ishte Volkswagen pa Beetle”, tha në një deklaratë president dhe CEO i Volkswagen të Amerikës, Scott Keogh.