Bentley lanson një super veturë speciale, Continental GT Pikes Peak

Bentley ka lansuar një veturë të edicionit special të limituar të Continental GT W12, të quajtur Pikes Peak.

Ky model special do të mund të porositet që nga ky muaj, ndërsa do të prodhohen vetëm 15 të tillë.

Gjatë këtij viti, Rhys Millen ka thyer rekordin botërorë me këtë model, në garën për ngjitje në mal më së shpejti në botë, në garën vjetore të quajtur “Pikes Peak International Hill Climb” e cila mbahet në Colorado të SHBA-së.

Edicioni special i Continental GT ka po të njëjtën ngjyrë sikurse modeli rekord-thyes, të gjelbër me të zezë, si dhe rrotat 22 inç të bëra nga Milliner Driving Specification.

Ashtu sikurse modeli ‘rekord-thyes’ Continental GT, edhe modeli i edicionit të limituar ka motorin e Bentleyt, 6.0 litërsh twin-turbocharged W12 si dhe tetë marshe automatike.

Ky motor prodhon 626 kuajfuqi e i cili bërë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km ta arrij për 3.7 sekonda e atë maksimale prej 333km/orë.