Bëhuni gati, Volkswagen Tiguan R po vjen…

Një prototip i pamaskuar i përafërt me Volkswagen Tiguan R të ri është fotografuar gjatë disa testimeve në rrugë. SUV-i më i ri i performancës së markës gjermane do të ketë të njëjtën platformë me Cupra Ateca që ka lançuar së fundmi.

Tiguan R do të marrë fuqinë nga motori 2.0 litër benzine turbocharged me katër cilindra, njësoj si makina simotër Cupra.

Edhe outputi do të jetë i njëjtë me të, rreth 296 kuaj fuqi. Dhe po njësoj me Cupra Ateca, Tiguan R transmeton fuqinë përmes kamios DSG me shtatë nivele shpejtësie në të katër rrotat e makinës.

Shpejtësia 100 km/h arrihet për rreth gjashtë sekonda.

Makina e parë gjatë testimeve ka një paraqitje të ngjashme me versionin sportiv R-Line të këtij SUV-i. Përdor dizajn të njëjtë për parakolpin dhe krahë aerodinamik të mëdhenj, me ndryshimin e vetëm një çift tubash shkarkimi.

Megjithatë ende nuk jemi të sigurt nëse Volkswagen do të përdorë këtë pamje në versionin final, apo do të sjellë një pamje më sportive.

Së bashku me sistemin e kontrollit të vozitjes, makina ka një amortizim adaptiv, frena të avancuara të performancës si dhe mundësinë e zgjedhjes së disqeve të rrotave.

Brenda në makinë, komforti është ajo që ofron kjo makinë me anë të pajisjeve të specifikuara të Tiguan R-Line. Ndenjëset sportive janë prej lëkure, timoni sportiv, pamja panoramike. Paneli i instrumenteve digjitale përfshin ekranin 8-inç si dhe sistemin e audios të cilat janë standade.

Volkswagen ka vazhduar të zgjerojë linjën e SUV-ëve të performancës me Tiguan R të ri, i cili ndjek daljen në treg të T-Roc R të fundit.

T-Roc R ka debutuar këtë vit në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, me të njëjtin motor 2.0-litër, dhe me të njëjtat karakteristika të interiorit.