Audi tregon dashurinë për naftën edhe pas skandalit të emetimeve: Njihuni me S6 dhe S7 TDI.

Audi Sport ka tre modele S në portofolin e tij. S6 Sedan, S6 Avant dhe S7 Sportback kanë bërë debutimin zyrtar për të konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar në Internet për rreth tetë vite: fuqizimin me naftë.

Në Maj të 2011-ës, një lajm hodhi idenë se tre modelet do të kenë motor TDI. Kjo u ndoq nga një ngjarje e ngjashme në Shtator të 2017-ës. Tani është zyrtare.

Në zemër të tre makinave qëndron motori 3.0 litër V6 TDI me një kompresor me fuqi elektrike dhe një sistem mild hibrid 48-volt për të reduktuar konsumin e karburantit dhe për të rritur performancën.

Ju tingëllon familjare diçka e tillë? Ndoshta sepse SQ5 TDI që ka lançuar së fundmi në tregun evropian ka një setup të ngjashëm.

Megjithatë fuqia ka pësuar disa ndryshime të lehta. Modelet e reja S6 dhe S7 ofrojnë 349 kuaj fuqi, ndërsa SUV-i i performancës ka 347 kuaj fuqi.

Nëse shqetësoheni për performancën e makinës, S6 Sedan është më e shpejta me përshpejtimin në 100 km/h për 5 sekonda. Ndërsa S6 Avant dhe S7 Sportback kanë nevojë për një shtesë një të dhjetën më shumë për të arritur këtë shpejtësi, duke qenë se janë më të rëndë.

Në të tre rastet, shpejtësia e limituar në mënyrë elektrike është 250 km/h.

Por motori TDI është vetëm për Europën. Amerika, Azia dhe Lindja e Mesme do të kenë versionin twin-turbo 2.9-litër V6. Eshtë i njëjti motor që mund të gjeni tek RS4 Avant, RS5 Coupe, dhe RS5 Sportback.

Ndryshimet në stilin e pamjes së jashtme dhe interiorit janë të lehta. Epo pritet nga një makinë Audi e orientuar nga performanca.