Audi investon 12 miliardë euro për të sjellë 30 modele elektrike deri 2030-n

Prodhuesi prestigjioz gjerman, Audi, planifikon të ketë më shumë se 30 modele në version elektrik deri në vitin 2030, nga të cilat 20 janë automjete plotësisht elektrike.

Si pjesë e planit të ri, Audi, i cili është anëtar i grupit Volkwsagen, do të investojë 12 miliardë euro në këtë drejtim.

Audi pret që deri në fund të dekadës së ardhshme, rreth 40 për qind të shitjeve totale globale të automjeteve do të përbëhen nga automjete plotësisht elektrike dhe hibride.

Me realizimin e këtij plani, më shumë do të dëmtohen punëtorët. Audi do të pushojë nga puna rreth 9.500 punëtorë, por do të punësojë edhe 2.000 në fusha të tjera.

Së fundmi, Audi ka zbuluar modelin elektrik e-tron në version Sportback, i cili është i bazuar në e-tronin elektrik ekzistues.

Kjo kompani nuk e ka mahnitur botën me modelet e saj elektrike deri më tani. Për shembull, Audi shiti 17.500 njësi të e-tron në të gjithë botën në tetor, ndërsa Tesla shiti 21.600 njësi.