Audi A6 Avant nga ABT tregon se modifikimi i motorëve me naftë ka të ardhme.

Në shtator të 2017-ës, një raport interesant nxori në shesh planet e Audi për të instaluar një motor me naftë nën kofnën e gjeneratës së ardhshme të Audi A6 Avant.

Jemi në Shkurt të 2019-ës dhe sedani i madhësisë mesatare nga Ingolstadt ende nuk është zbuluar, prandaj ende nuk e dimë sa i vërtetë është ai spekulim.

S6 është kapur pa ndonjë kamuflazh, prandaj një prezantim pritet të bëhet tani afër.

Në Shfaqjen e Motorave në Gjenevë të muajit të ardhshëm, specialistët kanë përgatitur një version të përditësuar të S6 të pajisur me motorin 3.0 litërsh V6.

Logoja ‘ABT POWER’ në motorin e automjetit është një shenjë që tregon se motori me gjashtë cilindra është ndërtuar për të pasur një shpejtësi më të madhe.

Ndërkohë që varianti TDI i Audi prodhon 282 kuaj fuqi, ABT ka punuar që të çojë në 326 kuaj fuqi.Kështu motori i ri i modifikuar ishte i aftë të arrinte një sprint në shpejtësinë 100 km/h për dy të dhjetat e sekondit dhe tani e bën për 5.5 sekonda.

Në pjesën e përparme, një copë shtesë me një teh të përfunduar me të zezë së bashku me një shirit të zi, i japin makinës prezencë.

Difuzori me shkëlqim të zi në anën e pasme thekson më tej se kjo makinë nuk është një version i zakonshëm i rivalit të Audi Serie 5 Touring.Nëse flasim më tej për dizajnin e makinës, logoja e katër unazave të markës Audi me të zezë, rrotat 21 inç 255/35 R21 janë disa detaje. Ndërsa brenda makina ka një buton të nisjes/ ndalimit nga ABT si dhe fenerët që projektojnë logon e kompanisë.