A ja vlen të blini një Audi të përdorur?

Audi është një nga tre prodhuesit gjemanë më të mëdhenj të automjeteve luksoze. Dy të tjerët janë sigurisht BMW dhe Mercedes.

Por ajo që e bën Audi të qëndrojë aty është se, të blerit një Audi është më e përballueshme duke marrë parasysh që është një markë luksoze e cila ka një mori karakteristikash më të fundit të sigurisë, materialeve të interiorit, stilimit të pamjes së jashtme dhe teknologjisë.

Përsëri, edhe modeli më i lirë i Audi mund të jetë i papërballueshëm për disa. Por kjo nuk do të thotë që nuk ekziston mundësia për të shijuar luksin pa grabitur ndonjë bankë. Kjo është arsyeja përse disa zgjedhin të blejnë një Audi të përdorur.

Më poshtë do të përmendim avantazhet dhe disavantazhet e të blerit një Audi të përdorur, dhe përse blerja e një makine luksoze të përdorur duhet shikuar si një mundësi e mirë.

Avantazhet e blerjes së një Audi të përdorur

  • Një automjet i mirë për një çmim më të ulët

Nëse po konsideroni të blini një Audi e cila është përdorur më parë, me siguri jeni midis zgjedhjes së një automjeti luksoz të përdorur ose një automjeti jo-luksoz të ri. Prodhimet luksoze si Audi janë të punuara me materiale më të mira, me punime druri dhe detaje ergonomike. Ato kanë një cilësi më të mirë, motorë me më të fuqishëm dhe me jetëgjatësi më të madhe.

  • Amortizohen më ngadalë

Automjetet janë asete që për nga natyra zhvlerësohen më shpejt. Pavarësisht nëse blini një automjet luksoz apo jo-luksoz, është diçka normale që makina të fillojë të amortizohet pas një periudhe kohe përdorimi.

Studimi thotë se, nga fundi i vitit të parë të përdorimit të një makine të re në formën sedan, nëse makina ka kushtuar nën 28,000$ ajo do të humbasë rreth 7,500$ të vlerës së saj. Duke blerë një Audi të përdorur është një rrugë e zgjuar për të shmangur këtë rënie në vlerë, dhe të shijoni një automjet që nuk e humbet vlerën kaq shpejt.

Disavantazhet e blerjes së një Audi të përdorur

  • Teknologji më e vjetër

Edhe pse automjetet luksoze si Audi kanë teknologji të së ardhmes për vitin në të cilin lançojnë, një Audi e vitit 2004 nuk do të ketë kurrë një teknologji aq të re sa një makinë e 2017-ës e çfarëdo marke të jetë.

  • Kërkojnë më tepër mirëmbajtje

Një Audi e përdorur normalisht ka më tepër kilometra të përshkuara. Kjo do të thotë që ka nevojë për riparime më të shpeshta se një makinë e re. Por kjo mund të shmanget nëse blini një Audi të përdorur të çertifikuar, e cila ka një garanci. Përveç kësaj, nganjëherë një automjet i përdorur mund të ketë më shumë besueshmëri, për aq kohë sa zbatohen periudhat e shërbimit dhe rekomandimet e duhura të mirëmbajtjes. Para se të blini ndonjë automjet të përdorur, sigurohuni që të merrni raportin CARFAX dhe shihni se sa mirë është mbajtur makina gjatë jetës së saj.