Këto janë modelet më të shitura nga Porsche gjatë vitit 2018

Disa kompani makinash luksoze dhe sportive kanë publikuar shitje rekord gjatë vitit 2018. McLaren, Rolls-Royce por edhe Porsche është në mes të këtyre kompanive. Porsche ka thyer rekordin e shitjeve vjetore në vitin 2018 duke shitur 256,255 makina gjatë gjithë vitit. Suksesi i Porsche ka ardhur kryesisht nga shitjet e fuoristradave. Edhe për këtë vit modeli më i shitur i Porsche ishe modeli Macan me 86,031 makina të shitura duke u ndjekur nga Cayenne me 71,458 makina të shitura dhe modeli Panamera e cila ka njohur një rritje prej 38% të shitjeve nga viti i kaluar me 38,443 makina të shitura.

Kina mbetet tregu më fitimprurës për Porsche e cila ka një rritje me 12% të shitjeve në krahasim me vitin 2017. Ndërsa në Europë për shkak të rregullave të reja të vendosura nga vendet e Bashkimit Europian, Porsche ka pësuar një rënie të shitjeve me rreth 4%.

This post is also available in: English